TIRANË, 23 shtator/ATSH/ – Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi i është bashkuar grupeve të punës në terren për të parë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i rënë të shtunën me epiqendër në detin Adriatik.
Puna në terren vazhdon për evidentimin e dëmeve. “Në këto momente të vështira për shumë familjarë, vizituam disa nga banesat e dëmtuara nga tërmeti për të parë nga afër situatën dhe sigurisht për t’i garantuar që ne kemi filluar të përgatisim planin e rekuperimit të pasojave”, – tha ministri Shalsi.























