Ballina Flash

FOTO/ Pjesëmarrje e gjerë në inaugurimin e ekspozitës “Prova” e Adrian Pacit

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Ekspozita “Prova” e Adrian Pacit ka pasur pjesëmarrje të gjerë dhe shumë interes në inaugurimin e saj.

Ambasada e Italisë në Tiranë e cila e ka mbështetur këtë ekspozitë thekson se, “artisti është profesor pikture pranë Akademisë së Arteve të Bukura (NABA) në Milano dhe shquhet për aftësinë e tij për të rrëfyer histori dhe eksperienca edhe personale nëpërmjet krijimit të imazheve, videove, skulpturave dhe instalacioneve artistike”.

“Mes shumë artistësh dhe politikanësh, të pranishëm në sallë ishin edhe Kryeministri shqiptar dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 1 dhjetor 2019. Mos e humbisni!”, thekson Ambasada italiane.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Bashkia Elbasan vë në dispozicion Konviktin e Arsimit Parauniversitar për banorët e prekur nga tërmeti
Artikulli tjetërSolidaritet me njerëzit e tronditur nga tërmeti, Margariti: Përveç ndihmës konkrete, një shtrëngim duarsh do të thotë shumë