Ballina Flash

Kolona zanore e filmit “Maleficent 2” këndohet nga Bebe Rexha

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ – Filmi i shumëpritur nga publiku, “Maleficent 2” do të vijë për publikun në kinema më datë 18 tetor, ndërsa vetëm disa orë më parë është publikuar kolona e re zanore e filmit.

Kolona zanore e filmit u këndua nga artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Vetë Bebe e ka ndarë këngën me fansat në rrjetet sociale, duke treguar se ky është projekti i saj i ri.

“You Can’t Stop The Girl” titullohet kënga e zhanrit baladë, tematika e së cilës i përshtatet më së miri filmit ku në rol kryesor është Angelina Jolie.

Kjo kolonë zanore shënon një tjetër sukses për këngëtaren, e cila tashmë është në kulmin e karrierës së saj.

Tre javë më parë, Bebe Rexha solli një këngë me rastin e 30-vjetorit të saj, titulluar “Not 20 anymore”, këngë me të cilën bëri bujë të madhe. “Not 20 anymore” u prit mjaft mirë nga publiku dhe vetëm në 3 javë, numëron plot 5.4 milionë klikime në Youtube. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Qesja e fundit”/ Synohet eliminimi tërësor i plastikës njëpërdorimëshe
Artikulli tjetërKonventa OKB për Klimën/ UNDP mbështet Shqipërinë në përmbushjen e detyrimeve