TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA) ka renditur 10 arsye se përse bizneset e huaja duhet të investojnë në Shqipëri.
Përmes fakteve dhe analizave ekonomiko-sociale, AIDA vlerëson se që nga pozita gjeografike, qasja e tregut të lirë, e deri tek politikat lehtësuese, favorizojnë nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Sipas AIDA-s:
Pozicioni gjeografik strategjik në juglindje të Europës:
– e vendosur në qendër të korridoreve kryesore të transportit;
– portë hyrëse në tregjet globale përmes katër porteve të saj.
Qasje në treg të lirë:
– ekonomia dhe tregtia e liberalizuar;
– një ekonomi elastike në rajon.
Mjedisi miqësor për biznesin:
– përfitime tatimore për investitorët në sektorët strategjik;
– kornizë ligjore në përputhje me legjislacionin e BE-së.
Modeli ONE-STOP-SHOP:
– duhen vetëm 24 orë për të regjistruar një biznes të ri;
– 100 lekë (sistem i shpejtë dhe transparent i licencimit).
Larmishmëri në zgjedhje të mundësive për investim:
– gamë të gjerë të mundësive për investime private/ publike.
Kuadri ligjor mbështetës i IHD-ve (INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE):
– nuk kërkohet autorizim paraprak i qeverisë për investime;
– nuk ka kufizime për kompanitë e huaja;
– nuk ka kufizime në fitimin dhe riatdhesimin e kapitalit;
– mbrojtje e veçantë shtetërore për të gjithë investitorët e huaj.
Sistemi tatimor i favorshëm:
– shkalla e taksave të korporatave – 15%;
– shkalla progresive e taksave – 0-23%;
– shmangia e taksimit të dyfishtë me mbi 30 vende;
– trajtim i drejtë dhe i barabartë i investitorëve vendas dhe të huaj.
Fuqia punëtore konkurruese:
– mbi 1 milion profesionistë të arsimuar dhe të motivuar;
– 57% e popullsisë është nën moshën 35 vjeç;
– nivelet më konkurruese të pagave në rajon me 156 EUR/muaj.
Infrastrukturë në përmirësim të shpejtë:
– investimet në infrastrukturë, komunikim dhe energji.
Një destinacion turistik global i rekomanduar
– e katërta në New York Times “52 vende për të vizituar në 2014”;
– renditur në 10 vendet më të mira për t’u vizituar të Lonely Planet (2011).
e.xh/j.p/