TUNIZI, 19 shtator /ATSH-AFP/ – Vdiq sot në Jeddah të Arabisë Saudite, ku jetonte në mërgim bashkë me familjen, ish-presidenti tunizian Zine el Abidine Ben Ali.
Pas më shumë se dy dekadash diktaturë, Ben Ali u detyrua të linte pushtetin në fillim të vitit 2011, nën presionin e një lëvizjeje popullore të njohur si Pranvera Arabe./ /ervo/























