Ballina Aktualitet

Basha: Vendimi për Tahirin i turpshëm

TIRANË, 19 shtator/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi të turpshëm vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin.

Basha tha se ky vendim konfirmon se Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin.

Sipas tij, vendimi i gjykatës provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës.

Kreu i PD-së tha se “përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi”.

“Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do t’i hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët”, tha Basha./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata rrëzon akuzat e prokurorisë ndaj Tahirit, shpallet fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”
Artikulli tjetërKoordinatori i OKB në Shqipëri: Institucionet e reja të drejtësisë, thelbësore për ecurinë e Shqipërisë në të ardhmen