Ballina Flash

Kodër Kamza me një kopsht të ri, kushte moderne për të vegjlit

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ – Paralelisht me shkollën “Nënë Tereza”, zonës së Kodër-Kamzës po i shtohet edhe një kopsht krejtësisht i ri e modern. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve që gjithçka të jetë gati për kopshtin e ri në këtë zonë i cili është ndërtuar nga e para.

Bashkia ka ndërtuar mbi rrënojat e godinës së vjetër dhe të sipërfaqes e cila ishte zënë më parë nga ndërtimet pa leje objektin e ri i cili përmbush të gjitha standardet për rritjen e të vegjëlve. Nëse më parë godina ishte një katëshe dhe tërësisht e mbuluar nga lagështia, ajo ka marrë një pamje krejt tjetër.

Godina tashmë ka hapësira shtesë duke rritur kapacitetin e saj, sistem të ngrohjes qendrore, nyje sanitare të reja, mur rrethues të rindërtuar nga e para etj.

Rindërtimi i kopshtit në Kodër Kamëz, është një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Veliaj, që do të ulë ngarkesën në kopshtet e tjera të zonës, si dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit dhe edukimit për fëmijët që i frekuentojnë ato. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVATIKAN – Papa denoncon abuzimin ndaj të sëmurëve me Alzheimer
Artikulli tjetërNegociatat, Merkel: Qeveria gjermane rekomandim pozitiv për Shqipërinë