Ballina Bota

MJEKËSI – Migrena sjell rrezikun e demencës

FILADELFIA, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Sikur migrena të mos shkaktonte vuajtje të mjaftueshme, një studim i ri ka zbuluar se personat që përjetojnë dhimbje të madhe koke, janë më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Studimi nga dy universitete kanadeze, universitetet e Waterloo-së dhe Manitoba-s, zbuloi se të sëmurët me migrenë kishin tre herë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë dhe katër herë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimer-it, sesa bashkëmoshatarët pa migrenë.

Megjithatë, dhimbjet e kokës nuk ishin të shoqëruara me demencë vaskulare, një lloj demence e shkaktuar nga enët e dëmtuara të gjakut në tru.

Demenca është një term i përgjithshëm që përfshin Alzheimerin dhe demencën vaskulare si dhe llojet më pak të zakonshme të dobësimit aftësive njohëse.

Studimi, i botuar në ”International Journal of Geriatric Psychiatry” analizoi të dhëna nga 679 të moshuar./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak246 aplikime nga studentët me rezultate të larta për Oficerë të Hetimit të Krimit
Artikulli tjetërINSTAT: Menaxhimi i mbetjeve u përmirësua ndjeshëm në 2018