Ballina Ekonomi

Ndryshon pamja e kartëmonedhave shqiptare

TIRANË, 11 shtator /ATSH/- Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjoja e kartëmonedhave në qarkullim vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuar, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.

Banka e Shqipërisë do të prezantojë së shpejti hedhjen në qarkullim të serisë së re të kartëmonedhave që përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për të gjithë shtetin shqiptar. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRemitancat u rritën në 336 milionë euro, në 6 muajt e parë të vitit
Artikulli tjetërIn memoriam/ Farudin Hoxha, projektuesi i veprave më të mëdha hidroenergjetike në vend