TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Vendi ynë do të ndikohet nga mot i qëndrueshëm.
Moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore e kodrinore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të izoluara në Juglindje dhe Lindje të vendit kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë Juglindje-Veriperëndim e lehtë e mesatare në det.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 0,5 deri 1,2 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/32 | re diell |
| Kukës | 14/30 | re diell |
| Lezhë | 18/33 | re diell |
| Dibër | 13/29 | re diell |
| Durrës | 19/33 | re diell |
| Tiranë | 20/34 | re diell |
| Elbasan | 18/34 | re diell |
| Berat | 15/34 | re diell |
| Vlorë | 20/33 | re diell |
| Korçë | 13/30 | re diell shi |
| Gjirokastër | 15/34 | re diell |
| Sarandë | 19/33 | re diell |
/e.malaj/ /a.g/





















