TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Një tjetër shkollë në Bajzë të Malësisë së Madhe do të presë nxënësit këtë vit shkollor me kushte optimale.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga shkolla e rindërtuar “Prek Gjoni” në Bajzë, e cila është rindërtuar plotësisht.
“Gati me kushte optimale pas rindërtimit shkolla nëntëvjeçare “Prek Gjoni”, Bajzë, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë së Malësisë së Madhe. Arsimi që duam. Shqipëria që duam”, tha Rama.
Përveç rindërtimit të shkollës, Bajza ka përfituar edhe nga investimet e Qeverisë në infrastrukturë.
/m.m/ /a.g/












