NJU JORK, 9 shtator /ATSH-AA/ – Serena Williams u mposht në sete 6-3, 7-5, në finalen për femra në “U.S. Open” të shtunën nga tenistja kanadeze Bianca Andreescu.
Në finalen e turneut për femra të zhvilluar në Nju Jork, Williams u përball me Andreescun, e cila është vetëm 19 vjeçe.
Andreescu u bë kanadezja e parë në histori që fiton një “Grand Slam”.
Andreescu as nuk kishte lindur kur Williams fitoi titullin e saj të parë në vitin 1999 në “U.S. Open”. /G.S/




















