Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 7 shtator 2019

TIRANE, 7 shtator /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë.
Prej orëve të mesditës, reshjet e shiut do të përfshijnë fillimisht bregdetin e më tej, pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet do të marrin karakter shtrëngatash në zonat malore dhe ato të ulëta. Në mbrëmje, reshjet parashikohen vetëm në bregdet.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare e në momente të përkohshme deri 15m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat pritet të shënojnë në:

vendet malore 14 deri në 29°C
vendet e ulëta 16 deri në 31°C
vendet bregdetare 19 deri në 32°C

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPakti për Universitetin/ Gjonaj ua beson studentëve transformimin e Arkivës Gjyqësore
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/09/2019