CHENGDU, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Janë të njohura baret me mace, ku klientët shijonin një kapuçino duke përkëdhelur një mace.
Në Kinë, një lokal ka vendosur ta rrëzojë konceptin me bare me rosa.
Kafeneja “Hey!We go”, që ndodhet në qendër të Chengdusë, shtohet listës së gjatë të kafeneve me kafshë në vend, shumë të frekuentuara nga të rinjtë kinezë.
Katër rosat, të së njëjtës racë, me origjinë nga Europa, kushtojnë rreth 1 300 euro secila.
Por, ato nuk janë për shitje. Ato shkojnë tryezë më tryezë për të kënaqur klientët.
“Ato janë shumë interesante”, tha Suen, një kliente.
Ka qenë Luo Yaochi, një i ri 26-vjeçar, që ka hapur kafenenë.
”Ideja ka lindur kur përkëdhelja rosën time. Të gjithë i duan rosat”, deklaroi ai./ /ec/ a.jor.






















