UASHINGTON, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Uragani Dorian, që drejtohej sot shumë avash drejt brigjeve juglindore të SHBA-së pasi shkatërroi ishujt Bahamas, ra në kategorinë dy, sipas njoftimit të fundit nga Qendra amerikane Kombëtare e Uraganeve (NHC).
I klasifikuar në kategorinë maksimale pesë në çastin kur goditi Bahamasin, Dorian u dobësua, me erëra që kapin shpejtësinë maksimale prej 175 kilometrash në orë.
Ai po drejtohet për në Florida me një shpejtësi të reduktuar prej katër kilometrash në orë.
Uragani Dorian Më herët gjatë ditës së sotme ra nga kategoria katër në tre, me erëra që arrijnë 193 kilometra në orë në raport me rreth 209 kilometra në orë që ishin dje.
“Të paktën pesë persona humbën jetën në Bahamas si pasojë e kalimit të uraganit shkatërrimtar Dorian”, deklaroi kryeministri i vendit, Hubert Minnis. /G.S/












