Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 30 gusht 2019

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët dhe me zhvillim vranësirash mesatare, lokalisht të dendura kalimtare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në lindje të territorit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej orëve të mesditës do të ketë reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me rrufe në qarkun Elbasan e në qafën e Llogorasë. Në formë të izoluar reshje shiu në qarqet Durrës e Fier.

Mjegullinë kryesisht përgjatë bregdetit.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/32 Diell re
Kukës 17/31 Diell re
Lezhë 18/32 Diell shi
Dibër 16/29 Diell re
Durrës 21/33 Diell shi
Tiranë 22/34 Diell re
Elbasan 21/33 Diell shi
Berat 18/35 Diell re
Vlorë 19/33 Diell shi
Korçë 16/28 Diell re
Gjirokastër 16/34 Diell re
Sarandë 20/31 Diell re

 

/e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali, takim në njësinë 1: Adresim më i mirë shqetësimeve të qytetarëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/08/2019