PRISHTINE, 30 gusht /ATSH/ -Ditët e fundit të muajit gusht nuk parashikohet të ketë ndryshim të kushteve meteorologjike, pasi do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.
Për sot parashikohet mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 31 deri në 33°C.
Gjatë ditës do të ketë edhe vranësira kalimtare, kryesisht të nivelit të lartë. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 7.
Gjatë javës së ardhshme priten parashikime të tjera meteorologjike me depërtimin e fushave të presionit të ulët nga Atlantiku, që pritet të sjellin mundësi për reshje shiu si dhe rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore./KosovaPress/












