Ballina Kryesore

Aparatura moderne, akreditohet spitali i Elbasanit

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Me aparaturat mjekësore të teknologjisë së lartë dhe me ndërtimin e spitalit të ri u sigurua përmbushja e standardeve të cilësisë, që akreditoi spitalin e Elbasanit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se tashmë pacientëve u ofrohet një shërbim shëndetësor cilësor dhe kushte bashkëkohore për 275.000 banorët e këtij qarku.

E ndërtuar në vitin 1976, ngrehina 3-katëshe, e cila qëndronte si gërmadhë brenda ambienteve të kompleksit spitalor të Elbasanit, u rikthye në spital modern, me kapacitet 75 shtretër dhe pajisje të reja të teknologjisë bashkëkohore. Ky spital nisi nga dje funksionimin.

2018 ishte viti kur nisi procesi i akreditimit dhe rankimimit të institucioneve shëndetësore për të çuar shërbimin shëndetësor në një nivel të ri që ofron cilësi dhe garanci për qytetarët.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Infermierë për Shqipërinë”/ Rritet konkurrenca, 1747 aplikantë u kualifikuan për fazën e dytë
Artikulli tjetërSitet e trashëgimisë kulturore atraksion i garantuar turistik, mbi 540 mijë vizitorë