Ballina Flash

Mat, pastrohen hapësirat publike në qytetin e Burrelit

TIRANË, 28 gusht /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Mat vazhdon pastrimin e hapësirave publike nga mbetjet urbane dhe inertet në qytetit e Burrelit.

Punonjësit e bashkisë Mat prej ditësh edhe në vazhdim të ditës së sotme vijojnë pastrimin  qytetit, jo vetëm në qendër por dhe në çdo lagje.

“Jemi te Muzeu Historik, Lagjja e re, fusha e stërvitjes dhe pallati i sportit “Ferit Hysa”. Pastrimi i hapësirave publike do të jetë prioritet i Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake në të gjithë territorin e Bashkisë Mat”, shprehet bashkia. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubvencionet në bujqësi/ Financohen mbi 324 projekte për mbjellje agrumesh
Artikulli tjetërGJERMANI – Mbështet ekstremizmin, përjashtohet liderja e AfD