Ballina Flash

600 persona në Shkodër dhe në Dibër, ndihmë ligjore falas

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ 600 persona në Shkodër dhe në Dibër kanë marrë ndihmë ligjore parësore dhe dytësore falas në “Qendrën e Ndihmës Ligjore falas”.

Sipas Sondazhit “Aksesi në Drejtësi 2017” kryer nga programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri, gati gjysma e popullsisë së intervistuar kanë përjetuar probleme juridike në pesë vitet e fundit dhe gati tre të katërtat e shqiptarëve besojnë se sistemi i drejtësisë nuk mbron në mënyrë të duhur të drejtat e tyre.

Skema e Ndihmës Ligjore falas mbulon vetëm një pjesë të nevojave të grupeve vulnerabël.

Ndihma juridike falas është një e drejtë e njeriut. Mungesa e ndihmës juridike falas është një pengesë për akses të barabartë në drejtësi që prek kryesisht grupet vulnerabël.

Në bashkëpunim me Ambasadën britanike në Tiranë, dhe nëpërmjet, “Qendrës së Ndihmës Ligjore falas”, PNUD i ka siguruar ndihmë ligjore parësore dhe dytësore falas rreth 600 personave në Shkodër dhe në Dibër.

Kjo ndihme ligjore falas ka përfshirë çështjet me natyrë familjare, civile, administrative dhe penale. “Ndihma Ligjore falas është një e drejtë, legjitime”, citon PNUD. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSERBI – Bien flukset migratore nëpërmjet Ballkanit
Artikulli tjetërITALI – Ditë vendimtare për formimin e një qeverie të re