TIRANE, 14 gusht/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore më të freskëta e të paqëndrueshme.
Për ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim vranësirash.
Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri të cilat parashikohet të jenë në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkurtra në këto zona.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/34 | shi diell |
| Kukës | 21/34 | shi diell |
| Lezhë | 24/34 | shi diell |
| Dibër | 21/32 | shi diell |
| Durrës | 23/33 | re diell |
| Tiranë | 26/34 | re diell |
| Elbasan | 25/37 | re diell |
| Berat | 22/38 | re diell |
| Vlorë | 24/36 | diell |
| Korçë | 21/33 | diell |
| Gjirokastër | 20/38 | diell |
| Sarandë | 23/36 | diell |












