Ballina Bota

TEKNOLOGJI – IPhone e rinj mund të kenë majë shkruese

NJU JORK, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – IPhonët e rinj që do të dalin në muajin shtator, mund të përdoren me laps, jo shumë të dashur nga Steve Jobs, sipas një parashikimi të ”Citi Research”.

Aplikacioni ”Apple Pencil” u paraqit në shtatorin e vitit 2015 si një pajisje shtesë për iPad Pro dhe mund të blihet veçmas.

Ai është në gjendje të punojë së bashku me ekranin për të vizatuar në një mënyrë më fluide dhe natyrale.

Kompania aktualisht shet dy modele të Apple Pencil: një në përputhje me iPad Pro të ri, dhe me versionin iPad Air të gjeneratës së gjashtë.

“Askush nuk dëshiron një laps shkrues”, deklaroi bashkëthemeluesi legjendar i ”Apple” në lidhje me faktin se gishti duhet të jetë mjeti kryesor i kontrollit për iPhone./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak558 persona të punësuar në një javë nga Zyrat e Punës
Artikulli tjetërHistoria e veçantë e Sokol Kalemit që u punësua pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes