TIRANE, 10 gusht/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme e të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-5m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/36 | diell |
| Kukës | 21/35 | diell |
| Lezhë | 22/36 | diell |
| Dibër | 19/33 | diell |
| Durrës | 23/35 | diell |
| Tiranë | 23/37 | diell |
| Elbasan | 23/39 | diell |
| Berat | 17/38 | diell |
| Vlorë | 22/35 | diell |
| Korcë | 19/34 | diell |
| Gjirokastër | 17/38 | diell |
| Sarandë | 20/33 | diell |












