Ballina Flash

“Manchester United” kërkon Eriksen nga “Tottenham”

TIRANË, 6 Gusht /ATSH/ Manchester United po punon fort për të nënshkruar me mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen, përpara të enjtes, ditë kur mbyllen transferimet në hyrje në Angli.

Përfaqësuesit e mesfushorit danez kanë shpresë se gjithçka do të mbyllet me sukses, me 27-vjeçarin që është në krye të listës së dëshirave të Manchester United.

“Djajtë e Kuq” po këmbëngulin që të plotësojnë organikën me elementët e nevojshëm, në mënyrë që edhe nëse largohet Paul Pogba, apo ndonjë futbollist tjetër me emër, Solskjaer t’i ketë në skuadër alternativat për t’i zëvendësuar.

Ndryshe nga Anglia, në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Francë transferimet mbyllen pas më shumë se tri javëve.

Drejtuesit e Tottenhamit kanë shpresë për të arritur një marrëveshje për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, që gjithashtu ka qenë objektiv Manchester United.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA kritikon Kinën për manipulim të juanit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Alo, policia? Babai kaloi dy herë me semafor të kuq!