Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Celularët e thjeshtë telefonat e së ardhmes

HELSINKI, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Pas mbingarkesave të telefonave celularë me vlerë mijëra dollarë dollarë dhe mijëra funksione, trendi i telefonave të thjeshtë po rritet gjithnjë e më shumë.

Këta telefona kanë këto karakteristika: telefonata, mesazhe, kushtojnë pak euro dhe disa prej tyre gjithashtu lidhen edhe me internetin.

Vetëm pak ditë më parë kompania finlandeze Nokia prezantoi dy telefona të rinj me kosto të ulët.

Në krye të rritjes janë tregjet në zhvillim si India dhe Afrika.

Ndryshe nga tregu i smartfonëve, që u kontraktua për herë të parë në vitin 2018, tregu i telefonave me  këto karakteristika ka vazhduar të rritet në tre vitet e fundit.

Sipas vlerësimit të kompanisë Research Counterpoint më shumë se 400 milionë ekzemplarë do të shiten në vitin 2019, ndërsa dërgesat do të arrijnë një miliardë njësi brenda vitit 2021./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Artizanët vlonjatë ekspozojnë punimet e tyre për herë të parë në Lungomare
Artikulli tjetërTeatri i Operas dhe Baletit, me pamje të re pas 6 dekadash