PRISHTINE, 1 gusht /ATSH/ -Ditët e para të muajit gusht do të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa në fundjavë pritet rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje lokale shiu.
Për ditën e sotme është paralajmëruar mot i nxehtë dhe kryesisht me ditell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e rreth zonave malore mundësi për reshje lokale shiu.
Temperatura minimale pritet të shënojnë 16°C, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë deri në 30°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare krahu veriore 2-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale. /KosovaPress/





















