Ballina Kosova

Kosovë/Parashikimi i motit, 29 korrik

PRISHTINE, 29 korrik /ATSH/ -Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve Kosova do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të dendura.

Gjysma e parë e javës së ardhshme do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe intervale kohore me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të zhvendosen në stade të ndryshme të troposferës, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet nëpër territoret e caktuara, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit, do të jenë në formë stuhish. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri 17°C, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri 32°C.

Era do të fyjë kryesisht  nga verilindja me shpejtësi 1 deri 9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/072019
Artikulli tjetërDua Lipa mezi pret të kthehet në Kosovë