Ballina Flash

Ekspertë rekomandojnë kujdes me konsumimin e alkoolit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë për të qenë të kujdesshëm me konsumin e alkoolit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konsumimi i alkoolit është shkaktar i 18% të vetvrasjeve, 13% i epilepsisë, 18% i dhunës ndërpersonale, 27% i dhunës në trafik.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se konsumi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun për lëndime, kancer, dëmtim të mëlçisë, sëmundje të zemrës, ç’rregullime mendore etj.

Të dhëna të tjera nga konsumimi i alkoolit:

48% e cirozës hepatike,

26% e kancerit të gojës dhe të fytit

26% e pankreatitit

20% turbekulozi

11% i kancerit kolonorektal

5% i kancerit të gjirit

7% i sëmundjeve hipertensive të zemrës

z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson nis fushatën më të madhe të propagandës që nga LIIB
Artikulli tjetërISHP: 7 këshilla për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut