Ballina Aktualitet

Artan Imami: Qesharake, kontrata e opozitës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

TIRANË, 25 korrik/ATSH-Maela Marini/ Aktori i njohur i skenës shqiptare, Artan Imami e konsideroi qesharake kontratën e firmosur sot që angazhon opozitën të mbështesë veprimet e Aleancës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

I ftuar në një studio televizive, ai u shpreh se “ne kemi përballë një kryetar partie që mashtron, gënjen dhe thotë që do të preket trualli i Teatrit Kombëtar, kur trualli nuk preket dhe do të ndërtohet vetëm Teatri”.

“Ky është një njeri që përfaqëson opozitën, që e ka vrarë opozitën. Pastaj aty ka nga ata që kanë ndonjë hall personal me Edi Ramën, kanë preferencat e tyre”, – tha Imami, duke folur për protestën e një grupi artistësh të mbështetur nga opozita kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Imami tha se “Teatri i ri duhet të ndërtohet”.

Ai u bëri thirrje artistëve që të bashkohen për ngritjen e Teatrit të ri, ndërsa ftoi çdo grupim të ndershëm dhe të papolitizuar që nuk përfshihet në këto prapaskena politike të mbështesë këtë projekt./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata e Lezhës konfirmon mandatin e kryetarit të bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj
Artikulli tjetërLONDËR – Johnson: Marrëveshja e divorcit me BE-në e papranueshme