Ballina Flash

Shtohen llojet e targës së personalizuar

TIRANË, 24 korrik /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se, targat suvenir mund të zbukurohen me karaktere dhe shenja të reja.

Aplikimi për targa suvenir për dedikime, dhurata, personalizime, showroom, zyrë apo shtëpi, bëhet online.

Ndërkohë që për të personalizuar Targën Suvenir, duhet zgjedhur forma, ngjyra dhe karakteret e preferuara. Tarifa për një targë të personalizuar është 1500 Lekë, bën të ditur  DPSHTRR. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakByroja Kombëtare e Kredisë, Sejko pret anëtarët e bordit të Shoqatës së Bankave
Artikulli tjetërInteresat e bonove të thesarit u rritën me 1,87% në korrik