Ballina Flash

​Jakup Krasniqi përfundon intervistimin në Hagë

PRISHTINË, 24 korrik /ATSH/ Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar për t’u intervistuar.    Ditë më parë, Krasniqi deklaroi se është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara. Përkundër qëndrimit të tij të hapur kritik e kundërshtues për krijimin e kësaj gjykate, Krasniqi pati thënë se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPORTRET – Johnson kryeministri kontrovers i britanikëve
Artikulli tjetërSimptomat e rrezikshme të goditjes nga i nxehti