Ballina Flash

Haradinaj niset sot drejt Hagës

PRISHTINE, 23 korrik/ATSH/- Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të niset për në Hagë ku do të intervistohet si i dyshuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Edhe pse nuk ka një aktakuzë të ngritur ndaj tij, Haradinaj zgjodhi të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pasi sipas tij, dëshironte të paraqitej në Hagë si qytetar dhe jo si kryetar i qeverisë së vendit.

Përveç Haradinajt, për arsye të njëjta, drejt Hagës do të udhëtojnë edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-shefi i Shtabit të UÇK-së Bislim Zyrapi dhe disa eprorë tjerë të UÇK-së.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Jakup Krasniqi niset drejt Hagës
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Gjasa për një marrëveshje me demokratët për buxhetin