SOFT NEWS – Rreth botës me varkë… i vetëm!

VJENË, 22 korrik /ATSH-AA/ – Marinari vjenez, Norbert Sedlacek filloi sërish një përpjekje për të lundruar nëpër botë duke filluar nga bregu i Atlantikut francez.

Marinari 57-vjeçar planifikon të lundrojë pa ndërprerje dhe pa ndihmë rreth e qark botës.

E gjithë rruga është afërsisht 34 000 milje detare (63 000 kilometra).

Eksperti do të përdorë anijen ”Open 60AAL”, një anije e bërë nga materiale plotësisht të ricikluara.

Sedlacek u përpoq që në fillim të vitit 2018, por u detyrua të ndalet pas tre ditësh për shkak të problemeve teknike./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.