TIRANE, 20 korrik /ATSH/ -Dita sot do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e mesditës vranësirat do të bëhen prezente kryesisht përgjatë relieveve malore duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.
Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Veriperëndim-Perëndim 1-10m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/33 | Diell |
| Kukës | 17/31 | Diell shi i izoluar |
| Lezhë | 18/33 | Diell |
| Dibër | 16/30 | Diell shi i izoluar |
| Durrës | 22/32 | Diell |
| Tiranë | 21/33 | Diell re |
| Elbasan | 20/33 | Diell shi i izoluar |
| Berat | 17/35 | Diell re |
| Vlorë | 18/31 | Diell |
| Korçë | 15/29 | Diell re shi i izoluar |
| Gjirokastër | 15/34 | Diell re |
| Sarandë | 19/31 | Diell |
/e.malaj/ /a.g/












