Ballina Aktualitet

Drejtuesit e prokurorisë, Mat, Përmet dhe Shkodër në “sitën” e Vetingut

TIRANË, 20 korrik /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ecur me një kalendar të ngjeshur të skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë muajit korrik, ku vetëm javën që vjen në dy ditë do të përballen me Vetingun tre drejtues prokurorie.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Elvin Gokaj, prokuror/drejtues në Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, me 22 korrik ora 9:30. Po ashtu, KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Xhensila Pine, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo).

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat, Hysni Vata, me 23 korrik ora 9:00.

KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj.

Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet, me 23 korrik ora 2:00. KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Xhensila Pine, Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi.

Subjekti i rivlerësimit Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat, Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet, dhe Elvin Gokaj prokuror/drejtues në Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, do të përballet me Vetingun për tre kriteret klasike: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe kriterin profesional.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVapa, ekspertët këshillojnë kujdes për fëmijët
Artikulli tjetërBM – Londra: Irani i është futur një rruge të rrezikshme