Ballina Bota

SOFT NEWS – Edhe pse Zoti thotë ”jo”, Bibla i del… kundër!

KANBERA, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Vëlla e motër, të cilët refuzuan të paguanin tatimet mbi të ardhurat për shkak se shkonin “kundër vullnetit të Zotit”, u dënuan për të paguar më shumë se 2,3 milionë dollarë australianë, pasi Bibla nuk thotë se “nuk duhen paguar taksat”, ishte vendimi i marrë nga një gjyqtar.

Fanny Alida Beerepoot dhe vëllai i saj, Rembertus Cornelis Beerepoot kishin refuzuar të paguanin taksat mbi të ardhurat që nga viti 2011 duke pretenduar se pagesat e taksave ishin kundër vullnetit të Zotit.

”Ata u përballën në Gjykatën e Lartë të Tasmanisë në Hobart për shkak të mospagesës së taksave mbi të ardhurat dhe akuza të tjera”, sipas agjencisë së lajmeve AAP.

“Prona i atribuohet Zotit të plotfuqishëm dhe është ai që ne i shërbejmë”, thanë ata duke argumentuar se “ligji i Perëndisë të plotfuqishme është ligji suprem i kësaj toke”.

“Nëse nuk mund të gjesh një fragment të shkrimit apo të ungjillit që thotë se nuk duhet të paguash taksat, atëherë, jam në vështirësi për gjetjen e një pike fillestare”, tha gjykatësi Stephen Holt.

Ai tha se gjatë një kërkimi në Google gjeti historinë e Krishtit duke u thënë ithtarëve të tij se “t’i kthejnë Cezarit atë që është e Cezarit dhe Perëndisë çfarë i takon Perëndisë”./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas Shqipërisë misioni i Frontex-it do të zgjerohet në Ballkan
Artikulli tjetërGjonaj: Kuadri ligjor për zbatimin e Reformës në Drejtësi tashmë tërësisht i plotësuar