Ballina Bota

SERBI – Alarm për bombë në aeroportin e Beogradit

BEOGRAD, 18 korrik /ATSH-ANSA/ – Të paktën 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuan sot në mëngjes nga një aeroplan i kompanisë ”Lufthansa” me destinacion Frankfurtin, në aeroportin ”Nikola Tesla” të Beogradit, pas alarmit për praninë e një bombe në bord.

Skuadrat antiterror janë duke zhvilluar kontrolle dhe me shumë gjasa pritet të ketë qenë një alarm i rremë.

Ministria e Brendshme serbe deklaroi se një i huaj telefonoi aeroportit ”Nikola Tesla” në kryeqytetin serb, rreth orës 06:00 duke deklaruar se kishte një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane të ”Lufthansa”-s me destinacion Frankfurtin./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Një lojë online ”ndjek” ndotësit e atmosferës
Artikulli tjetërShahini: Pranimet për Mësuesi me mesatare 8, jo më arsimtarë si në kohën e PD-së