Ballina Aktualitet

Ambasada gjermane: Presidentja e KE, angazhim të qartë për sundimin e ligjit

TIRANË, 17 Korrik /ATSH/ -Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka uruar  Presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Edhe ne nga Tirana përgëzojmë Ursula von der Leyen për suksesin e saj dhe i urojmë gjithë të mirat në detyrën e saj si Presidente e Komisionit Europian”, thuhet në mesazhin e ambasadës së Gjermanisë.

“Ministri i Jashtëm gjerman u shpreh dje me rastin e këtij suksesi: “Unë përgëzoj Ursula von der Leyen për zgjedhjen e saj nga Parlamenti Evropian. Në fjalën e saj, ajo bëri thirrje për një BE të bashkuar dhe të fortë, për të cilën ne duam të punojmë së bashku. Ishte e rëndësishme që sot ajo shprehu një angazhim të qartë për sundimin e ligjit dhe një Europë sociale, solidare dhe sovrane”, thuhet në mesazhin e ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Palët politike t’u krijojnë mundësi qytetarëve të shprehin sovranitetin e tyre
Artikulli tjetërMeta: Libri “Shqipëria e panjohur” i Elmaz Sherifit, studim i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale