Ballina Flash

Pakti për Universitetin, studentët pjesë e “Smile Albania”

TIRANË, 16 korrik /ATSH – I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama dhe se bërja pjesë e studentëve në “Smile Albania” është pjesë e Paktit për Universitetin.

“Një funksion tjetër i kësaj nisme është përfshirja në vijimësi e studentëve dhe vajzave dhe djemve që janë ende në rrugën përpara sesa të hyjnë në autostradën e madhe të jetës në realitetin e përditshëm të vendit sipas profileve dhe pasioneve të tyre”, – tha ai.

Në vijim, Kryeministri Rama shtoi se nga protesta e studentëve kanë ndryshuar shumë gjëra dhe nuk është shkelur asnjë objektiv i përcaktuar.

“Në këtë aspekt jemi në kushte kur shumëçka ka ndryshuar që nga protesta e studentëve falë Paktit për Universitetin dhe shumë pikave që tanimë i përkasin anës së realizimeve, ndërkohë që disa pika të tjera si infrastruktura e konvikteve, infrastruktura e auditorëve dhe laboratorëve janë në proces, por asnjë afat i vënë nuk është shkelur dhe asnjë objektiv i përcaktuar nuk është braktisur”, – tha ai.

Po ashtu, Kryeministri Rama tha se marrja e këtyre praktikave të punës është pjesë e Paktit dhe më vjen mirë që puna që ju do të bëni pas një seleksionimi, sepse ka pasur shumë më shumë kërkesa nga studentët dhe studentët si ju dhe deri me 10 shtator do jetë një shërbim i vyer për vendin, por dhe një praktikë pune për studentët. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Vidhen të dhënat personale të miliona banorëve
Artikulli tjetër87% e turistëve janë të kënaqur me përvojën në Shqipëri, 94% e rekomandojnë atë