Ballina Flash

TENIS – Serena Willams humbet finalen e Wimbledon përballë Halep

LONDËR, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Rumunia, Simona Halep fitoi sot titullin e saj të parë në Wimbledon, turneu i dytë Grand Slam në karrierën e saj, duke mos lejuar Serena Williams, e cila humbi 6-2, 6-2 në më pak se një orë, të thyejë rekordin absolut të fitoreve në kompeticione madhore.

Amerikania 37-vjeçare mbeti krejtësisht në hije në këtë finale.

Ajo dështoi për herën e tretë në një finale të rëndësishme, në përpjekjet e saj për të arritur rekordin e 24 titujve Grand Slam, që deri tani mbahet nga australiania, Margaret Court. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Boboshticë/ Stabilimenti me financim nga AZHBR, impakt në punësim dhe prodhim mishi
Artikulli tjetërÇuçi: Paketat e kreditimit për fermerët po afrojnë bankat me bujqësinë