Ballina Flash

“Fiorentina” bllokon transferimin e Chiesa tek “Juventus”

TIRANË, 12 Korrik /ATSH/ -Federico Chiesa do të mbetet tek Fiorentina edhe për një tjetër vit, Këtë e thotë me bindje krahu i djathtë i presidentit të Fiorentinës, Commisso, Joe Barone, i cili thekson se ylli i skuadrës do të veshë sërish fanellën vjollcë, për sezonin e ardhshëm.

“Chiesa do të mbetet te Fiorentina, pa ‘nëse’ dhe ‘por’. Mezi pres ta takoj Federicon në Shtetet e bashkuara, kur të vijë me skuadrën për International Champions Cup”, tha Barone për mediat italiane.

Në fakt kohët e fundit është aluduar shumë për një interes të Juventusit ndaj sulmuesit të talentuar, madje në Itali këmbëngulin se Chiesa ka edhe një akord paraprak me bardhezinjtë, por ndryshimi i pronësisë së Fiorentinës, bëri që të prisheshin edhe planet.

Klubi vjollcë kaloi në fillim të qershorit nga vëllezërit Della Vale, te manjati italo-amerikan Rocco Commisso, i cili ka ndërmend të investojë fuqishëm, për të ngritur skuadrën në nivele të larta dhe Chiesa shihet si njeriu ideal për të udhëhequr këtë projekt.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj takon Rugovën, flasin për korrigjimin e demarkacionit me Malin e Zi
Artikulli tjetërTURQI – Fillon transferimi i sistemeve raketore ruse S-400