TIRANË, 9 korrik /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës në të gjithë territorin.
Në mesditë e pasdite do të kemi shtim gradual të vranësirave, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Në zonat malore në Veri-Verilindje vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 7 m/sek dhe në bregdet deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/ 34 | Diell re |
| Kukës | 20/31 | Diell shi |
| Lezhë | 21/33 | Diell re |
| Dibër | 17/30 | Diell shi |
| Durrës | 22/33 | Diell |
| Tiranë | 22/36 | Diell pak re |
| Elbasan | 21/34 | Diell shi |
| Berat | 17/36 | Diell pak re |
| Vlorë | 21/34 | Diell |
| Korçë | 17/30 | Diell re |
| Gjirokastër | 15/37 | Diell pak re |
| Sarandë | 18/34 | Diell |
/e.malaj/ /a.g/












