TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko tha sot se Policia e Shtetit ka kryer një menaxhim spektakolar të protestave.
“Në përfundim të një stine të stërgjatë e të mundimshme protestash absurde, ka gjithmonë një moment për të falenderuar posaçërisht Policinë e Shtetit, për menaxhimin spektakolar të një situate të koklavitur, me fronte të shumëfishta. Një bravo e madhe gjithë trupës së policisë”, tha ajo.
Prej djegies së mandateve nga ana e PD dhe aleatëve të saj, Policia e Shtetit arriti të përballonte protestat e thirrura nga opozita jashtëparlamentare, ku nuk munguan aktet e dhunës ndaj trupës policore dhe institucioneve. /j.p/






















