SARAJEVË, 27 qershor /ATSH-ANSA/ – Ministri i Brendshëm boshnjak, Dragan Mektiç tha se deri dje emigrantët në vend ishin 10 555, nga të cilët vetëm 160 kishin aplikuar për azil në vendin ballkanik.
”Autoritetet boshnjake janë duke futur rregulla që duhen respektuar nga refugjatët sepse ata nuk kanë të drejtë të shqetësojnë jetën normale dhe funksionimin e komuniteteve lokale”, deklaroi ai.
“Për të gjithë ata që vijnë këtu, ne kemi detyrim t’u sigurojmë mbrojtje të plotë dhe trajtim humanitar, por duhen respektuar edhe rregullat e sjelljes”, shtoi ai.
Në realitet, Bosnja dështon t’u ofrojë migrantëve një ndihmë të plotë, pasi situata në kampin e improvizuar të Vuçijakut, në zonën e Bihacit, sipas raporteve nga media, është alarmante.
Bashkimi Europian njoftoi dje se do të sigurojë ndihma në vlerën e 14,8 milionë eurove./ /os/ /em/ a.jor.























