Ballina Flash

Kosovë/ Parashikimi i motit 26 qershor

PRISHTINË, 26 qershor /ATSH/ – Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë ditës së sotme duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara.

Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 15-17°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31°C.

Pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40°C.

Kjo situatë termike do të zgjasë 4-6 ditë. Në Kosovë temperaturat do të rriten pas datës 3-4 korrikut.

Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.

Indeksi UV edhe më tej mbetet shumë i lartë, prandaj preferohet respektimi i këshillave të alarmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26.6.2019
Artikulli tjetërSAN HOZE – USGS: Tërmet i fuqishëm mes Panamasë dhe Kosta Rikës