Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Visa dhe Mastercard në kriptovalutën e FB

NJU JORK, 23 qershor /ATSH-AA/ – Janë kompanitë si Visa, Mastercard, PayPal dhe Uber mes dhjetëra emrave të mëdhenj që mbështesin kriptovalutën e re të Facebook, bën të ditur gazeta ”Wall Street Journal”.

Secila nga kompanitë do të investojë rreth 10 milionë dollarë në një konsorcium që do të qeverisë monedhën virtuale, të quajtur “Libra”, të cilën kompania Facebook pritet ta paraqesë javën e ardhshme dhe të vihet në qarkullim vitin e ardhshëm.

Paratë do të përdoren për të financuar krijimin e monedhës virtuale, e cila do të jetë e vendosur në një shportë të monedhave të lëshuara nga qeveritë për të shmangur luhatjet e forta që tashmë janë parë tek kriptovalutat e tjera duke filluar me më të njohurin, bitcoin./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërpiqen të marrin peng integrimin europian, partitë me dhunë në rrugë, Meta me dhunë institucionale
Artikulli tjetërAgroturizmi, qasja e duhur për të kombinuar zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë me traditën e mikpritjes