Ballina Flash

FUTBOLL – Platini sërish i lirë

PARIS, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Ish-kampioni i Juventusit dhe ylli francez i futbollit, Michel Platini u lirua pas arrestimit nga policia në Nantë, ku u mor në pyetje në lidhje me dyshime korruptive mbi procedurat e organizimit të Kupës së Botës nga ana e Katarit, bëri të ditur ”France Futboll” duke cituar burime pranë ish-presidentit të UEFA-s.

“Ai nuk është më në arrest. Shumë zhurmë për asgjë”, theksoi për mediet avokati i tij, William Bourdon duke u larguar prej zyrës qendrore të anti-korrupsionit.

Gjithashtu u ndal dhe u pyet, gjithmonë brenda të njëjtit hetim, edhe Sophie Dion, ish- këshilltare për Sportin në Elize’./   /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMilitantët e PD dhe LSI sulmojnë KZAZ-të në Bashkitë e drejtuara nga opozita
Artikulli tjetërMilitantët e PD përplasen me policinë në Burrel, drejtoresha e Spitalit: Disa të lënduar, por jo fëmijë