Ballina Ekonomi

Fier, nis puna për rikonstruksionin e rrugës Varibop-Vjosë

TIRANË, 14 qershor/ATSH/- Në Fier ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës Varibop-Vjosë, një tjetër kantier ku janë fokusuar investimet vendore.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, bëri të ditur sot se “ka nisur puna për asfaltimin e kësaj rruge, për të siguruar urbanizim sa më të shpejtë të zonës”.

“Asfaltimi i kësaj rruge do të zgjidhë një nga problemet e kahershme të banorëve të dy fshatrave. Tashmë do të ketë akses më të lehtë për fermerët, për fëmijët dhe për të gjithë banorët”, – shprehet Subashi.

Bashkia e Fierit investoi edhe në rrjetin e ujësjellësit për të siguruar furnizim më të mirë me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone. Fillimisht punimet kanë nisur me shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe ndërhyrjet e tjera të nevojshme.

Shumë shpejt banorët e kësaj zone do të kenë një rrugë me të gjitha standardet e kërkuara. Investimet në rrugët rurale mbeten një prioritet i bashkisë së Fierit, e cila ka shtrirë investimet e saj në të gjitha njësitë administrative. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjici: Kompanitë minerare, jo më “gjoba xhepi”, bashkëpunim për investime
Artikulli tjetërFOTO/ Hapet sezoni turistik në Pogradec