Ballina Flash

Mbrojtja sociale, qeveria plan veprimi 2019-2024

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ – Qeveria shqiptare ka adresuar një fond prej 725 milionë lekë  në mbështetje të shtresave në nevojë sociale dhe atyre me aftësi të kufizuar.

Dokumenti i miratuar në qeveri dhe i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, për planin e veprimit në këtë sektor për periudhën 2019–2024, parashikon mbështetje për të paktën 141 persona, që janë njohur zyrtarisht të kenë statusin me aftësi të kufizuar.

Sipas relacionit që shoqëron këtë dokument, 73 425 persona janë invalidë pune që përfitojnë si nga pagesat e sigurimeve shoqërore ashtu edhe nga pagesat shtesë të skemës së mbrojtjes sociale dhe 68 315 janë fëmijë të rritur që marrin pagesat e aftësisë së  kufizuar dhe përfitime të tjera në sistemin e mbrojtjes sociale.

Qeveria vitet e fundit bëri një reformim të vlerësimit real për personat me aftësi të kufizuar pas problemeve të shumta që shfaqi kjo skemë në qeverisjen e mëparshme, në lidhjen me  kriteret, procesin dhe administrimin e sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.

Sot skema ndër të tjera mbulon edhe 19 060 persona (ose 28% të fëmijëve të rritur që marrin pagesat e aftësisë së kufizuar) me pagesa për të mbuluar shërbimin e ndihmësit  personal që më parë është quajtur shërbimi i kujdestarisë”, citon dokumenti. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHajdari: Meta e di mirë që ka shkelur Kushtetutën, ka kaluar kompetencat
Artikulli tjetërMaterniteti “Mbretëresha Geraldinë”, 2757 fëmijë kanë marrë çekun e bebes