TIRANË, 12 qershor /ATSH/ – Kandidati për kryebashkiak të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka vijuar takimet në qytetin e Bajzës në Malësinë e Madhe.
Pas një transformimi tërësor të qendrës së Bajzës, banorët shprehën mirënjohje për punën e bërë si asnjëherë më parë.
Në fjalën e tyre edhe ish-drejtues të kësaj njësie shprehën vlerësim për punën e bërë si asnjëherë më parë në funksion të transformimit të qytetit për t’ju shërbyer sa më mirë banorëve të Bajzës dhe të njësisë së Kastratit.
Nisur nga mbështetja e banorëve të zonës për kryetarin e bashkisë Malësi e Madhe, Bajza dhe njësia Kastrat do të mbështesin për katër vitet e ardhshme Tonin Marinajn për të vijuar me punën dhe transformimin e njësisë Kastrat dhe gjithë Malësisë së Madhe.
/gj.mima/ /a.g/























